Haradinaj: Përjetësisht përkulem para sakrificës dhe të rënëve për liri
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek personalitetet kryesore, të cilat kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se përjetësisht përkulet para sakrificës dhe të rënëve për liri.
“Sot nderuam, te varri i Presidentit Rugova, te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në Prekazin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, në Pejën e Haxhi Zekës e Adrian Krasniqit dhe 183 dëshmorëve të Pejës, si dhe në Deçanin e Gllogjanin e heronjve të Dukagjinit. Urime bashkëkombës kudo që jeni 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Festofshim të bashkuar”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Në homazhe, Haradinaj ka qenë i shoqëruar nga deputetë dhe zyrtarë të lartë të AAK-së.