Haradinaj përkujton 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë
10 nëntor 2019
| 09:40
Sot përkujtohen 14 anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike, që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se liria e popullit tonë, është ndërtuar në themelet e sakrificës dhe flijimit.
“Në këtë rrugëtim, miqtë dhe aleatët tanë ishin përkrah nesh. Kosova përherë do të nderoj sakrificën deri në flijim, për liri e demokraci”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.