Haradinaj përkujton 24-vjetorin e rënies së vëllait, Luanit
06 maj 2021
| 20:50
Sot janë bërë 24 vjet nga rënia heroike e Luan Haradinajt.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe të varri i vëllaut të tij Luanit.
Ai tha se nga Luani u ndamë njëzetekatër vjet më parë. Pikërisht në ditëlindjen e Nanes Ruke.
“Nga Luani u ndamë njëzetekatër vjet më parë. Pikërisht në ditëlindjen e Nanes Ruke’, ka shkruar Haradinaj.
Po ashtu, ai tha heroizmi, krenaria e liria që e gëzojmë, gjithmonë do të mbizotërojnë mbi dhembjen.
‘Kështu e ka jeta e shqiptarit. Gëzime e dhembje bashkë.
Heroizmi, krenaria e liria që e gëzojmë, gjithmonë do të mbizotërojnë mbi dhembjen’, tha Haradinaj.