Haradinaj përkujton 27 martirët e masakrës së Tusuzit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 27 martirët të cilët kanë rënë në masakrën e Tusuzit të Prizrenit, 20 vjet më parë.
Haradinaj ka thënë se gjaku i derdhur i martirëve i obligon të mos ndalën kurrë gjersa përgjegjësit e këtyre masakrave dhe gjenocidit të dalin para drejtësisë.
“Sot bëhen 20 vjet nga masakra në lagjen Tusuz të Prizrenit, ku u ekzekutuan 27 shqiptarë të pafajshëm. Kujtimi i martirëve dhe sakrifica e tyre është dëshmi për t’i kultivuar më tej dhe mbrojtur vlerat për të cilat ata dhanë jetën. Gjaku i derdhur i martirëve na obligon të mos ndalemi kurrë gjersa përgjegjësit e këtyre masakrave dhe gjenocidit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/