Haradinaj përkujton 30 shqiptarët në Mitrovicë: Kriminelët të marrin dënimin e merituar

14 prill 2021 | 11:37

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar tragjedinë që kishte ndodhur 22 vjet më parë në Mitrovicë, ku forcat serbe kishin ekzekutuar mbi 30 shqiptarë.

Ai ka thënë se drejtësia duhet të vihet në vend dhe kriminelet të marrin dënimin e duhur.

Kujtojmë me dhembje tragjedinë që ndodhi në Mitrovicë, njëzetedy vite më parë. Kujtojmë martirizimin e motrave e vëllezërve tonë, që jetën ia falën Atdheut, të cilit çdo ditë e më shumë i afrohej liria. Është obligim i yni që të këmbëngulim për drejtësi. Kriminelët duhet të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se bota demokratike duhet të bashkohet në kërkesat e Kosovës për ndriçimin e të gjitha masakrave dhe për kthimin e të pagjeturve.

“Bashkëndjejmë me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre. Ishim me ta, jemi sot e përgjithmonë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se pas masakrës në tregun e Mitrovicës në mars 1999, më 14 prill ka ndodhur tragjedia e radhës ne lagjen e Kovaçëve dhe Qendër, ku mbi 30 qytetarë u ekzekutuan mizorisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG zhvilloi një ndeshje shumë të bukur përballë Bayern Munchen.…