Haradinaj përkujton Abedin Rexhën: Ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani
08 tetor 2024
| 10:55
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar ish-luftëtarin e orëve të para të UÇK-së, Abedin Rexha – “Sandokani”.
Ai ka bërë me dije se bashkë me Rexhën ishte në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u është vrarë Luan Haradinaj dhe është plagosur Rafet Rama.
“Me Abedin Rexhën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama. E kujtoj si një luftëtar të madh, trim e i vendosur dhe njëri prej emrave të mëdhenj të lirisë së Kosovës. I paharruar kujtimi për të!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.