Haradinaj përkujton dëshmorët e Gjakovës dhe heroin Bahri Fazliu

07 maj 2023 | 11:32

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot betejën e Brigadës 137 “Gjakova”.

Ai ka theksuar se beteja urbane e Brigadës 137 “Gjakova” është unike në historinë çlirimtare të Kosovës.

“Bijtë e bijat e Gjakovës ishin shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë, që nga mobilizimi i tyre në ditët e para të luftës për liri, e deri tek formimi i Brigadës dhe dita e fitores. Armiku për hakmarrje ndaj humbjeve në frontin e luftës, nuk kurseu civilët e pafajshëm te Ura e Taliqit. 13 shqiptarë të pafajshëm po të njëjtën ditë u ekzekutuan edhe në Ozdrim të Pejës, fshat që u mobilizua që nga fillet e luftës për liri”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Po ashtu, Haradinaj ka thënë se në muajt e përvjetorëve të heronjve dhe të dëshmorëve, sot kujtojnë njërin prej figurave të rendësishme të luftës për lirinë e Kosovës, Bahri Fazliun.

“Vendosmëria dhe trimëria, si dhe sakrifica e skajshme e Bahri Fazliut, më parë edhe e Fahri Fazliut dhe Afrim Zhitisë, i ngritë ata në piedestalin e dëshmorëve të Kosovës. Përgjithmonë krenar me heronjtë e ushtrisë çlirimtare! Përgjithmonë krenar me rrugëtimin tonë për liri!”, ka shkruar Haradinaj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj,…