Haradinaj përkujton dëshmorët e rënë në ofensivën e shtatorit të vitit 1998
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorët e Dukagjinit të cilët kanë rënë heroikisht në ofensivën e shtatorit të vitit 1998.
Ai ka thënë se kujtimi për ta është zotim se gjithmonë do të qëndrojnë në mbrojtje të të drejtës sonë.
“Ofensiva e shtatorit në Dukagjin sa e dhembshme aq edhe krenare. Kujtoj sot me përulje bashkëluftëtarët e mi, Xhevat Sejfijaj, Sadri Vishaj, Shpëtim Bobi, Burhan Dervishaj dhe Ekrem Lulaj, trima të rrallë që ishin përkrah meje në pozicionet e luftës. Kujtoj gjithashtu eprorin e dalluar të UÇK-së, Mirush Dakaj, hero i luftës kroate e boshnjake, që u përjetësua në Atdhe. Kujtimi për ta është zotim se gjithmonë do të qëndrojmë në mbrojtje të të drejtës sonë. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.228559177268504/1345454428912301/?type=3&theater