Haradinaj përkujton dëshmorët Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi
02 dhjetor 2020
| 12:04
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorët Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi në 22-vjetorin e rënies së tyre.
Haradinaj ka thënë se këta dëshmorë ishin bërë frymëzim për vazhdimin e luftës deri në çlirimin e Kosovës.
“Njëzetedy vite më parë, Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi, ranë heroikisht në kërkim të lirisë. Një jetë në shërbim të atdheut, ata u bën frymëzim për vazhdimin e luftës deri në çlirim. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.