Haradinaj përkujton dëshmorët Nikë Hajdaraj, Zef Gjokaj dhe Çelë Ukaj
09 janar 2023
| 10:50
“Nikë Hajdaraj, Zef Gjokaj, Çelë Ukaj, luftëtarë të pashoq, trima e atdhetarë të cilët para jetës së tyre e kishin lirinë e popullit të shtypur. Kisha nderin që me ta t’i ndajë sfidat e luftës”, kështu ka shkruar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në “Facebook”.
Ai ka thënë se shembulli i tyre mbetet motivues dhe udhërrëfyes për brezat e rinj, dhe sipas tij, frymëzimi ynë në çdo moment të angazhimeve për një Atdhe siç ata e ëndërruan.
“Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj.