Haradinaj përkujton dhe nderon komandant ‘Kapuçin’
13 dhjetor 2019
| 14:27
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij të cilët kanë rënë heroikisht para 21 vitesh.
Haradinaj ka thënë se komandant “Kapuçi” së bashku me bashkëluftëtarët e tij kanë rënë në kufirin i cili nuk ekziston më.
“Në vigjilje të 21 vjetorit të përjetësisë, duke u përulur para shtatores së heroit Mujë Krasniqi, nderova jetën dhe veprën madhështore të komandant ‘Kapuçit’ dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij. Në kërkim të lirisë, ata ranë te kufiri që sot nuk ekziston. Ranë për ditët që i jetojmë sot. Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/