Haradinaj përkujton dy gra shqiptare të veçanta
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar gjyshen e vet, Aze Brahimaj, dhe nënën e saj, Zizen, në 22-vjetorin e rënies së tyre.
Haradinaj në një shkrim publikuar në “Facebook” ka thënë se historia e gruas shqiptare është rrugë e gjatë e plot vështirësi. “Historia e gruas shqiptare është një rrugë e gjatë e plot vështirësi. Shekujt që kaluan lanë pas kujtimet e pashlyera për heroizmin e nënave e të vajzave shqiptare. Sot kujtojmë heroinën Aze Brahimaj e cila, së bashku me nënën e vet, Zizen, ranë njëzet e dy vjet më parë”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka thënë se gruaja shqiptare në asnjë periudhë kur vendi ishte në rrezik, nuk ka qëndruar duarkryq. “Gruaja shqiptare, në asnjë periudhë kur vendi ishte në rrezik, nuk qëndroi duarkryq. Nëna Azë u bë shtyllë e fuqishme e UÇK-së, që në fillet e organizimit të luftës për liri. Trimëria, guximi e sakrifica e saj, e bën të veçantë e të paharruar në kujtimin e shqiptarëve”, ka thënë Haradinaj.