Haradinaj përkujton Enver Zymberin
26 korrik 2021
| 15:44
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin e Kosovës, Enver Zymeri, në 10-vjetorin e rënies së tij.
Ai ka thënë se mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të vendit, siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e rendit dhe ligjit, për Enverin ishin përtej jetës së tij.
“Dhjetë vjet nga rënia heroike e pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymeri. Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të vendit, siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e rendit dhe ligjit, për Enverin ishin përtej jetës së tij. Kosova dhe qytetarët e saj do të kujtojnë përgjithmonë me respekt dhe përulje heroin Enver Zymeri”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.