Haradinaj përkujton Epopenë e Rahovecit
18 korrik 2019
| 11:31
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Epopenë e Rahovecit, e cila ka ndodhur 20 vjet më parë.
Haradinaj ka thënë se Kosova është i ndërtuar mbi sakrificën e të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të vendit tonë.
“Me përulje dhe nderim, kujtojmë bijtë më të mirë që ka dhënë Rahoveci me rrethinë në Epopenë e Korrikut 1998. Shteti ynë është i ndërtuar mbi sakrificën e tyre dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të lirisë. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/