Haradinaj përkujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: Ata janë themel i Kosovës së lirë

22 shtator 2022 | 11:47

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në 24-vjetorin e rënies së tyre.

Haradinaj ka thënë se Fehmiu e Xheva ishin sinonim i qëndresës, fuqisë e motivimit të UÇK-së.

“Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, ishin sinonim i qëndresës, fuqisë dhe motivimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fehmiu dhe Xheva janë themelet e Kosovës së lirë, Kosovës shtet. Së bashku me Fatime Hetemi e Shefqet Zeka, të rënë po atë ditë, ata u bënë inspirimi i të gjithë brezave. Përjetësisht mirënjohje e nderim”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka mbajtur një fjalim në…