Haradinaj përkujton heroin Myrtë Zeneli dhe gjashtë dëshmorë të kombit

21 maj 2019 | 11:39

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar shtatë dëshmorë të kombit në mesin e tyre edhe Myrtë Zenelin, i cili ka rënë heroikisht 21-vjet më parë.

Haradinaj ka thënë se dëshmorët me gjakun e tyre kanë shkruar historinë e Kosovës.

“Në 21-vjetorin e rënies, kujtojmë me nderim heroin e Kosovës, Myrtë Zeneli, ndër luftëtarët e parë të Shqiponjës dhe dëshmori i saj i parë. Po sot 20-vjet më parë ranë Mehmet, Ajet dhe Hetem Rexha, si dëshmi se për shqiptarin, liria e atdheut është më e shtrenjtë se jeta. Kujtojmë tre vëllezërit Rexhaj që ranë të pandarë, për ta shkruar me gjakun e tyre historinë tonë më të re, si porosi brezave për sakrificën madhore për këtë tokë! Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për liri!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Juventusit merr një tjetër goditje të fortë sa…