Haradinaj përkujton heroin Sali Çekaj me bashkëluftëtarë: Flijimi i tyre, frymëzim për brezat që vijnë

19 prill 2024 | 11:32

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin e kombit, Sali Çekaj në 25-vjetorin e rënies.

Haradinaj po ashtu ka kujtuar edhe bashkëluftëtarët Shefqetin, Mejdiun, Luanin, Ilirin, Hysniun, Izetin, Bejtën, Azizin, Afrimin, Fatosin, Fisnikun e Leonardin.

“Heroi i Kombit Sali Çekaj, luftëtar e atdhetar shumëdimensional, ra heroikisht 25 vjet më parë së bashku me bashkëluftëtarët: Shefqetin, Mejdiun, Luanin, Ilirin, Hysniun, Izetin, Bejtën, Azizin, Afrimin, Fatosin, Fisnikun e Leonardin. Ata ranë për të mbetur gjallë në kujtesën e popullit dhe shtetit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Më tutje, ai ka thënë se batalioni “Atlantiku” iu përgjigj kushtrimit për lirinë e atdheut.

“Në këtë ditë, kujtojmë trimërinë dhe sakrificën e batalionit ‘Atlantiku’, të cilët iu përgjigjën kushtrimit për lirinë e atdheut. Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë, për ta ruajtur lirinë me çdo çmim. I përjetshëm qoftë kujtimi për ta”, ka shkruar Haradinaj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenisti spanjoll Rafael Nadal është eliminuar nga turneu ATP 500…