Haradinaj përkujton Isa Boletinin
23 janar 2020
| 08:38
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Isa Boletinin në 104 vjetorin e rënies së tij.
Ai ka thënë se emri i Isa Boletinit është skalitur përgjithmonë në kujtesën e shqiptarëve.
“Mbrojtësi i pavarësisë, komandant çetash, Isa nuk është vetëm prijës popullor, por edhe frymëzues për të dashur e vlerësuar lirinë dhe Atdheun. Sot në 104 vjetorin e rënies së tij, jeta e vepra e tij, janë më madhështore se asnjëherë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.