Haradinaj përkujton martirët e masakrës së Studimes së Vushtrrisë
Sot (e martë) janë bërë 24 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm.
Me këtë rast, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se plagët e popullit janë ende të freskëta dhe nuk mund të mbyllen pa u ndëshkuar krimet
Haradinaj përmes një në “Facebook”, ka përkujtuar martirët e masakrës së Studimes së Vushtrrisë, teksa tha se ata u vranë vetëm pse ishin shqiptar, e vetëm që aspironin lirinë e Kosovës.
“Plagët e popullit tonë janë ende të freskëta dhe nuk mund të mbyllen pa u ndëshkuar të gjitha krimet! Në 24-vjetorin e rënies, kujtojmë dhe nderojmë me përulje martirët e masakrës së Studimes së Vushtrrisë, që ranë për këtë tokë duke u shndërruar në gurë themeltar të lirisë së vendit tonë. Ata u vranë vetëm pse ishin shqiptarë, vetëm pse aspironin lirinë e vendit. Nuk do të ndalemi deri sa të dalin para drejtësisë autorët e krimeve”, ka shkruar Haradinaj.