Haradinaj përkujton Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën: Ata ishin paralajmëruesit e UÇK-së

11 janar 2024 | 13:17

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan, në kujtim e nderim të heronjve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, në 40-vjetorin e rënies së tyre.

Haradinaj ka thënë se Rexhep Mala e Nuhi Berisha ishin vazhdimësi e përpjekjeve të shqiptarëve për çlirimin e atdheut.

Në këtë aspekt, Haradinaj ka thënë se këto dy figura ishin paralajmëruesit e UÇK-së.

“Kodra e Trimave në Prishtinë mban këtë emër në saje të trimërisë, të guximit e të gatishmërisë për sakrificë të Rexhës dhe Nuhiut. Ata ishin vazhdimësi e përpjekjeve të shqiptarëve për çlirimin e atdheut. Këto dy figura të ndritura, ishin përveç motiv për vazhdimësi dhe organizime të tjera e të shumta, ishin edhe paralajmëruesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila e solli lirinë. Emrat e tyre si dhe jeta e vepra e tyre, është pasuri për historinë tonë të lavdishme! Gjithashtu vizituam kazermën e Ushtrisë së Kosovës në Gjilan, ku u njoftuam me punën dhe të arriturat e ushtrisë sonë.  Të impresionuar, me energjinë e vitalitetin që posedon ushtria jonë! Të motivuar nga trimëria dhe guximi i heronjve si; Nuhiu e Rexhepi dhe e kaluara e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkruar Haradinaj në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi pret të enjten mbrëma në “Allianz Stadium”, Frosinonen. Një…