Haradinaj përkujton Rexhep Malën e Nuhi Berishën

11 janar 2023 | 12:11

Sot bëhen 39 vjet nga rënia e Rexhep Malës e Nuhi Berishës.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot kujtojnë heronjtë që u shndërruan në shembullin më të mirë të dashurisë për atdheun.

“Në kërkim të lirisë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, të parët u nisen me guxim, duke u vënë në ballë të rezistencës shqiptare. Me aktin e tyre heroik dëshmuan se është vetëm një rrugë, ajo e luftës për çlirim. Sot, në 39-vjetorin e rënies, i kujtojmë si heronj që u shndërruan në shembullin më të mirë të dashurisë për Atdheun, në motiv për ecje përpara deri në çlirimin e Kosovës. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre skitarë të skijimit alpin do të përfaqësojnë Kosovën në…