Haradinaj përkujton senatorin Dole: Ishte i pari që e njohu UÇK-në

05 dhjetor 2022 | 10:56

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar senatorin amerikan, Bob Dole në njëvjetorin e vdekjes.

Haradinaj ka thënë rruga e Kosovës deri tek liria identifikohet me senatorin Dole, i pari që njohu luftën e drejtë dhe të paalternativë të UÇK-së.

“Shqiptarët përgjithësisht, veçmas Kosova, nuk do të ishin këto që janë pa përkrahjen e parezervë e të vazhdueshme të senatorit amerikan, Bob Dole. Rruga e Kosovës deri tek liria identifikohet me senatorin Dole, i pari që njohu luftën e drejtë dhe të paalternativë të UÇK-së”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Haradinaj ka shtuar se senatori Dole ishte i pari që njohu dhe mbrojti kauzat e shqiptarëve.

“Ishte zëri më i spikatur dhe më me ndikim në politikën amerikane që njohu dhe mbrojti kauzat e shqiptarëve. Nder për mua që arrita ta njoh nga afër e të marrë këshilla nga ai. Në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta, ne jemi pranë familjes Dole, institucioneve dhe popullit amerikan. Mirënjohës sot e përgjithmonë senatorit Dole!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mario Cenolli ka folur në një lidhje paralele nga Katari…