Haradinaj përkujton Shën Terezën
05 shtator 2022
| 09:12
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Shën Terezën në 25-vjetorin e vdekjes.
Në “Facebook”, Haradinaj shkroi se trashëgimia e Nënës Terezë është mishërim i idesë së paqes me vlerat më të mira të kombit shqiptar.
“Në ditën e saj të shenjtërimit, ashtu si çdo ditë tjetër, e kujtojmë si shembull unik të humanizmit. Trashëgimia e Nënës Terezë është mishërim i idesë së paqes me vlerat më të mira të kombit shqiptar”, ka shkruar kreu i AAK-së, njofton “Epoka e re”.