Haradinaj përkujton Skënderbeun
16 janar 2020
| 16:46
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Gjergj Kastriotin në 552-vjetorin e vdekjes së tij.
Haradinaj ka thënë se veprat e Skënderbeut kanë ndezur gjithmonë shkëndijat e kryengritjeve për liri.
“Më 17 janar 1468, pushoi së rrahuri zemra e themeltarit të Shqipërisë, kryeprincit të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Gjenerali që sfidoi superfuqitë e kohës, është gjithmonë frymëzimi për secilin që ndjehet shqiptar. Vepra e tij gjithmonë ndezi shkëndijat e kryengritjeve për liri. Lum shqiptarët që e kishin. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/