Haradinaj përkujton Tahir dhe Nebih Mehën: Rezistencën e tyre e pasoi UÇK-ja
13 maj 2024
| 11:25
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkuar në Prekaz për ta kujtuar Tahir e Nebih Mehën në 43-vjetorin e rënies.
Haradinaj ka thënë se rezistencën dhe trimërinë e Tahirit dhe Nebihut, e ka pasuar UÇK-ja për dëshmi para historisë, se ka kush i del zot atdheut.
“Në 43-vjetorin e rënies, kujtojmë heroizmin e familjes Meha në Prekaz. Me nder e respekt, përulemi para trimërisë së Tahir e Nebih Mehës, që ranë në përballje të pabarabartë me qindra forca jugosllave. Rezistencën dhe trimërinë e Tahirit dhe Nebihut, e pasoi UÇK-ja për dëshmi para historisë, se ka kush i del zot atdheut, sakrificë që u kurorëzua me liri dhe shtet të pavarur. Lavdi të gjithë trimave të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.