Haradinaj përkujton të rënët në Betejën e Llapashticës
24 dhjetor 2019
| 11:04
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot 21-vjetorin e Betejës së Llapashticës dhe rënien e dëshmorëve të saj.
“Në katër ditë luftime me armikun e pabarabartë, por faqebardhë e fitimtarë. Trimat e Llapit, nisën një kapitull të ri të Luftës Çlirimtare”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Në 21-vjetorin e Betejës së Llapashticës, përulemi pranë sakrificës së Dëshmorëve: Isë Havolli, Ismet Dërguti, Lulëzim Jashari, Skënder Zejnullahu, Miftar Zejnullahu, Bajram Murati, Avni Selmani, Fatmir Selmani, Remzi Demolli e Jetullah Kastrati”, ka shkruar Haradinaj.