Haradinaj përkujton Vokrrin: Falë tij jemi në FIFA dhe UEFA
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka përkujtuar legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrrin, në përvjetorin e pestë të vdekjes.
Haradinaj me anë të një postimi në rrjetet sociale theksoi se falë Vokrrit Kosova është anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s.
“Sot, në 5 vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë me krenari jetën dhe veprën e njeriut model, Fadil Vokrri. Një sportist i cili dashurinë për topin e shndërroi në dashuri për Kosovën, për atdheun. Sportin tonë sot bota e njeh përmes punës së palodhshme të Fadil Vokrrit. Jemi në FIFA e UEFA, falë tij. Fadil Vokrri është frymëzimi i sportistëve sot, i atyre nesër e i secilës gjeneratë. Mirënjohës përjetë kontributit të tij për sportin dhe për Kosovën përgjithësisht”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.