Haradinaj përsërit sërish: Çështja e korrigjimit të kufirit ka vdekur
09 tetor 2018
| 15:01
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur deklaratave të djeshme të presidentit Hashim Thaçi se ‘Haradinaj duhet t’i korrigjojë deklaratat për dialogun me Serbinë’.
Haradinaj në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë, ka përsëritur se çështja e korrigjimit të kufirit ka vdekur.
“Ai që ka vdekur nuk ngjallët më. Çështja e korrigjimit të kufirit ka vdekur. Nuk ka mundësi politike më në tavolinë, kjo është temë e vdekur. Jam i interesuar që dialogu të vazhdojë, sepse kemi nevojë për paqe në rajon”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
/Epoka e re/