Haradinaj përshëndet deklaratën e Merkelit për Ballkanin Perëndimor
20 gusht 2019
| 10:57
Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka mirëpritur deklaratën e kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel kur tha se Evropa do të jetë e bashkuar në plotni atëherë kur vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.
“E përshëndes kancelaren Merkel për riafirmimin e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës së zgjerimit që bëri sot nga qyteti hungarez i Sopronit. Bashkimi Evropian do të jetë më i fortë dhe më tepër prosperues kur t’i përqafojë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Kosova është gati”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Twitter”.
/Epoka e re/