Haradinaj përshëndet nënshkrimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO
06 shkurt 2019
| 16:05
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur nënshkrimin e protokollit për pranimit e Maqedonisë së Veriut në NATO.
“Përshëndes nënshkrimin e protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, nga 29 shtetet anëtare. Më shumë NATO në rajon do të thotë më shumë siguri, paqe dhe stabilitet. Hap i madh për tërë rajonin tonë, që synon paqen e përhershme”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/