Haradinaj përshëndet njohjen e Kosovës nga Barbadosi
15 shkurt 2018
| 22:33
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përshëndetur njohjen e Kosovës nga shteti Barbados.
Ai ka ka uruar qytetarët për njohjen e Kosovës nga Barbados, ndërsa ka falënderuar këtë të fundit.
“Faleminderit Barbados për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, në vigjilje të përvjetorit jubilar të pavarësisë”, ka shkruar Haradinaj.