Haradinaj përshëndetet me Reshitajn
“Ministrja e deritashme e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, e cila ka dhënë dorëheqje për shkaqe personale, i ka shërbyer me devotshmëri Republikës së Kosovës, në këtë periudhë të qeverisjes”, kështu ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj gjatë një takimi me Albena Reshitaj, e cila tashme ka dhënë dorëheqja nga posti i ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
“Prita sot në takim lamtumirës ish ministren Reshitaj, të cilës ia shpreha falënderimin tim, për besnikëri ndaj detyrës shtetërore dhe për punën korrekte në ministrinë përkatëse.
Duke i dëshiruar suksese në karrierë, Albena Reshitajt i ofrova bashkëpunim edhe në të ardhmen, në shenjë respekti të personalitetit dhe profilit të saj profesional dhe politik”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/