Haradinaj: Përulem para veprës së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit
20 shtator 2018
| 13:47
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e zbulimit të shtatores së heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Lladrovci, ka theksuar se është i gëzuar për ngritjen e kësaj shtatore.
“Rruga e shqiptarëve deri në liri ishte ndër më të gjatat në historinë e popujve. E kemi për nder që pasardhësit tanë të mësojnë për këtë rrugëtim të lavdishëm përmes mishërimit në skulpturë të luftëtarëve tanë të shquar. Në Drenasin e lirë janë kthyer në përjetësi heroi Fehmi Lladrovci dhe Heroina Xhevë Krasniqi-Lladrovci. Përulemi me respekt para jetës dhe veprës së tyre”, ka thënë Haradinaj.
/Epoka e re/