Haradinaj përulet para amerikanëve të rënë
29 maj 2018
| 10:17
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot ushtarët amerikanë të rënë gjatë luftimeve për liri.
Në rrjetin e vet social “Facebook”, ai ka postuar një fotografi të tij ku shihet i përulur në varreza të tyre në SHBA, imazh të cilin e ka shoqëruar edhe me këtë shkrim:
“Përkujtojmë të gjithë ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ranë në mbrojtje te vlerave më sublime të lirisë dhe demokracisë. Për shkak të sakrificës së tyre, Kosova sot i gëzon dhe mbronë këto vlera. Zoti e bekoftë Ameriken!”