Shefi i deputetëve të AAK-së, Daut Haradinaj, ka ndezur cigare brenda ambienteve të Kuvendit.
Haradinaj pi cigare brenda sallës së Kuvendit
25 mars 2020
| 21:43
Kjo është parë në seancën për mocionin e Qeverisë të iniciuar nga LDK-ja.
Në transmetimin live të seancës së Kuvendit të Kosovës, Haradinaj shihet duke pirë cigare mbrapa deputetit Berisha.
Ndërkaq, në objektin e Kuvendit të Kosovës është e ndaluar të konsumohet duhani.