Haradinaj: Pikëllues lajmi për vdekjen e hershme të oficerit Bedri Rexhaj
16 tetor 2019
| 16:05
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka thënë se është pikëllues lajmi për vdekjen e hershme të oficerit të Policisë së Kosovës në Ferizaj, Bedri Rexhaj i njohur si Galani.
Haradinaj ka vlerësuar se Bedriu, si një luftëtar trim i UÇK-së i shërbeu kurdoherë me nder dhe dinjitet atdheut dhe e nderoi uniformën e shtetit me shërbimin e tij.
“Pikëllues lajmi për vdekjen e hershme të oficerit të Policisë së Kosovës në Ferizaj, Bedri Rexhaj i njohur si Galani. Bedriu, si një luftëtar trim i UÇK-së i shërbeu kurdoherë me nder dhe dinjitet atdheut dhe e nderoi uniformën e shtetit me shërbimin e tij. U prehsh në paqe, Bedri!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/