
Haradinaj, pjesë e forumit “Bloomberg Global Business”
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në sesionin e dytë të Forumit “Bloomberg Global Business”, në kuadër të vizitës në punimet e sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe forcimit të marrëdhënieve bilaterale të Kosovës me ShBA-në.
Haradinaj, që ishte pjesë e këtij forumi, ka thënë se Kosova është e hapur që të shprehë vizionin dhe idetë e saj në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe për të gjetur mënyra të reja për të punuar së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta.
Në forumin “Bloomberg Global Business”, i cili është vendi i vetëm i dedikuar për të mbledhur liderët më të rëndësishëm botërorë nga sektorët publikë dhe privatë, është diskutuar për prosperitetin e përbashkët dhe për të ndërtuar partneritete vendimtare ndërmjet biznesit dhe qeverisë, për të siguruar sukses të vazhdueshëm.
/Epoka e re/