Haradinaj pjesë Forumit të Dubrovnikut – flitet për sigurinë rajonale dhe globale
01 shtator 2018
| 10:23
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj po merr pjesë në Forumin e 13-të të Dubrovnikut, ku do të diskutohet për sigurinë rajonale dhe globale.
“Emigracioni, terrorizmi ndërkombëtar, ngrohja globale dhe lajmet e rreme si dhe rezistenca e shteteve ndaj tyre, janë temat bosht të Forumit të sivjetmë të Dubrovnikut. Kosova është e përkushtuar që t’u përgjigjet këtyre temave, duke marrë pozicion konstruktiv dhe duke u mbështetur në partnerët e saj strategjikë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.