Haradinaj: Pjesëmarrja e madhe në votim i jep forcë zhvillimit të Istogut
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kryeministër i vendit Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve të Komunës së Istogut që të marrin pjesë në zgjedhje.
Sipas tij, pjesëmarrja sa më e madhe e qytetarëve në votime i jep forcë zhvillimit të qytetit dhe legjitimitetit të zgjedhjeve. “Zgjedhjet në Istog, sot, janë një hap përpara për të ardhmen e secilit qytetar të komunës. Vota është garanci për të nesërmen dhe prandaj, pjesëmarrja sa më e madhe në votime i jep forcë zhvillimit të qytetit dhe legjitimitetit të zgjedhjeve. Istogu përmbyllë ciklin e votimeve të zgjedhjeve komunale në Kosovë dhe prandaj, i bëj thirrje secilit qytetar të komunës, me të drejtë vote, ta shfrytëzojë atë për hir të së nesërmes së tij dhe të gjithë komunës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.