Haradinaj: Pjesëmarrja në secilën seancë do të diskutohet veç e veç
18 mars 2021
| 13:30
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë të enjten se partia që drejton ai do të jetë pjesë e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Për secilën seancë tjetër, Haradinaj ka thënë se grupi parlamentar i AAK-së do të diskutojë veç e veç.
“Nuk kam përgjigje sot”, ka thënë Haradinaj, teksa është pyetur nëse do të qëndrojë në sallë AAK-ja kur të votohet për pozitën e presidentit.
Haradinaj i ka bërë këto komente pas takimit që ka zhvilluar me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i cili ka nisur vizitën e tij në Kosovë, me qëllim të diskutimit të procesit të regjistrimit të popullsisë së diasporës.