Haradinaj: Plak, u ba Ushtria!
14 dhjetor 2018
| 11:35
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka votuar në lexim të dytë tri projektligjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), që kësaj force i japim mandat të ri ushtarak.
Deputetët kanë votuar Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku në favor të projektligjit të fundit kanë votuar 107 deputetë.
Kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka postuar një fotografi me babanë e ndjerë, Hilmi Haradinaj.
“Plak, u ba Ushtria!”, ka shkruar Haradinaj mbi këtë fotografi.
/Epoka e re/