Haradinaj planifikon program të veçantë për ata që do të mbesin papunë pas mbylljes së kazinove
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë do të kërkojë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për të trajtuar me seriozitet personat të cilët do të mbesin papunë si pasojë e mbylljes së bizneseve të lojërave të fatit.
Haradinaj pas mbledhjes se Qeverisë në një konferencë për medie, ka thënë se ishte e pritshme humbja e vendeve të punës me mbylljen e këtyre lokaleve.
“Jemi të vetëdijshëm se mbyllja e bizneseve të lojërave të fatit, rezulton edhe me humbje të vendeve të punës. Presioni i madh qytetar dhe parlamentar dhe gjithë ato zhvillime që ndodhën, ka rezultuar me mbylljen e këtyre lokaleve”.
“Do të kërkojë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale që të hapin një program të caktuar dedikuar personave të kësaj kategorie por ende nuk kemi ndërmarr diçka konkrete”, ka deklaruar Haradinaj.