Haradinaj: Po afrohet dita kur do ta marrim lajmin për liberalizimin e vizave
Kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur sukses për Kosovën përfshirjen e çështjes se liberalizimit të vizave në konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE).
Haradinaj në një konferencë për medie ka thënë se po afrohet dita kur Kosova do ta merr liberalizimin e vizave.
“Jo që nuk është zbehë, por po afrohet dita kur do ta marrim lajmin që na takon. Po punojmë për atë”, ka thënë Haradinaj, raporton “Epoka e re”.
Ai ka thënë se asnjëherë deri më tani Kosova nuk është përmendur në konkluzionet e Këshillit të BE-së për çështjen e vizave
Kryeministri Haradinaj në këtë konferencë ka folur edhe për kërkesën e Këshillit të BE-së për heqjen e taksës. Ai ka thënë se taksa është një problem me të gjithë.
Haradinaj ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës nuk ndërlidhet me taksën kundër Serbisë.
/Epoka e re/