Haradinaj: Po na kthehet terri sikurse paslufte

13 dhjetor 2021 | 12:56

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se mungesa e energjisë elektrike në vend, po e kthen gjendjen sikurse pasluftës.

Haradinaj gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar nga Qeveria Kurti përgjigje lidhur me atë siç e ka quajtur refuzime të projekteve energjetike.

“Po na kthehet terri sikurse paslufte. Tani po hyjmë në një krizë energjetike. Po dua ta pyes kryeministrin se çfarë strategjie ka që të mos na përsëriten dimrat në vazhdimësi”, ka thënë Haradinaj.

“Refuzimi i ndërtimit ‘Kosova e Re’, në investim amerikan mbi 1.2 miliardë dollarë. Qeveria Kurti e la Kosovën pa 460 MegaWatt të çmimit prej 86 euro, të teknologjisë së re, pra të pastër. Po ashtu, Qeveria Kurti i tha jo projektit të gazsjellësit prej 200 milionë euro, na la pa projekt. Për interes të kujt është janë këto refuzime”, ka shtuar ai.

Në fund, ai ka kërkuar që të prodhohet më shumë energji elektrike se sa të blihet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar shorti për fazën e eliminimeve direkte në Champions…