Haradinaj: Po të vjen fundi Albin!

04 qershor 2024 | 16:33

 

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës se sotme të kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se Milan Radojçiqi ka ikur koha kur ai qëndronte në qeveri.

Haradinaj ka kërkuar nga Kurti të tregojë për partneritetin me Radojçiqin. Po ashtu, Haradinaj është kthyer pas në kohë, duke ia përmendur Kurtit vitin 2024 kush sipas tij ishte gjetur i mbuluar me batanije në një makinë me dy agjentë serbë.

“Po të bie maska Albin!  Dil e trego pse kërkove partneritet me Radojçiqin kur e ke ditur se ai ka qenë i ndjekur nga organet e rendit dhe i arratisur nga Kosova që prej nëntorit 2018, e në Listën e Zezë të Amerikës prej dhjetorit 2021? Po ashtu, ende nuk je përgjigjur në një pyetje shumë të vjetër. Pse vite pas lirimit tënd nga burgu, më 17 janar 2004, në Dollc të Klinës, u gjete i mbuluar me batanije, në makinë me agjentë serbë, Gollub e Boban Donqiq?  Përgjigju Albin. Nuk mund të gënjesh më e as të fshihesh pas patriotizmit që asnjëherë nuk e ke pasur. Po të vjen fundi Albin!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) e vazhdoi sot traditën e…