Haradinaj: Po vërtetohet se kam ardhur në pushtet për t’i kryer punët e lëna me vjet të tëra

26 mars 2019 | 17:19

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për vendimin e sotëm që është marrë në mbledhjen e Qeverisë për inicimin e procedurave për shfuqizimin e Ligjit për lojërat e fatit.

Ai nuk ka dashur të komentojë se çfarë mendon opozita lidhur me këtë çështje.

“U pa kush se çfarë mendon, nuk besoj që kam arsye të flasë. Çfarë mendon Qeveria e tha sot – ne e kemi votuar Ligjin që të ndalen lojërat e fatit në Kosovë”.

“Lotaria e Kosovës mbetet sepse është publike dhe është ndryshe. Krejt lojërat e tjera të fatit do të ndalen”, ka thënë Haradinaj.

Madje, Haradinaj ka thënë se ashtu si ka thënë, ai ka ardhur në pushtet për të përfunduar disa punë të papërfunduara që një kohë të gjatë.

“Opozita, pjesa që kanë qenë në pushtet, nuk e di pse nuk e kanë kryer këtë punë më herët. Kur kam thënë që po vi t’i kryejë disa punë që kanë mbetur me vjet të tëra – e shihni, po vërtetohet”, ka deklaruar Haradinaj.

Shefi i Qeverisë ka komentuar edhe pasojat që mund t’i ketë shfuqizimi i Ligjit për lojërat e fatit në rritjen e papunësisë dhe koston buxhetore, njofton “Klan Kosova”.

“Mund të them se çdo ligj e ka koston e vet. Sa herë që votojmë një ligj e ka edhe një kosto financiare. Ligji i sotëm i ka kostot e veta, koston financiare që mungon në buxhet, por edhe kalkulimet se çfarë ndodhë me ato para të cilat nëse nuk përfundojnë në këto lojëra ku shkojnë”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ashtu si ka filluar muaji mars në Artmotion, ashtu edhe…