Haradinaj: Polici në Istog u vra duke ndihmuar qytetarët e marrë peng gjatë plaçkitjes
27 dhjetor 2018
| 18:11
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur nga vrasja e policit në Komunën e Istogut.
Sipas tij, reagimi i policit Izet Demaj është shembull se si mbrohet jeta e qytetarëve.
“I tronditur nga vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës në Istog dhe ish ushtar i luftës sonë çlirimtare, Izet Demaj. Për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të marrur peng, gjatë plaçkitjes së një banke sot, pa menduar për veten e tij, fatkeqësisht ka humbur jetën. Izeti është shembull se si mbrohet jeta e qytetarëve. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen Demaj dhe Policinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/