Haradinaj: Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Policinë e Kosovës me rastin e 24-vjetorit të themelimit.
Ai ka thënë se policia është një prej sukseseve më të madha të Kosovës.
“24 vjet të Policisë së Kosovës! Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë, institucion ky që konsiderohet model edhe për vendet e rajonit. Ata vazhdojnë të jenë shembull i integritetit dhe profesionalizmit në shërbim të komunitetit. Policia jonë, me profesionalizëm e devotshmëri po e kryen detyrën e shenjtë të ruajtjes së rendit dhe ligjit. Andaj, shteti duhet ta ketë prioritet ofrimin e kushteve të favorshme, në raport me kompleksitetin e detyrave që kryejnë. Mirënjohës të gjithë pjesëtarëve të Policisë, për shërbimin ndaj Atdheut. Kujtojmë me nder e respekt ata që ranë në krye të detyrës”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.