
Haradinaj: Policia kufitare në Kamenicë e ruan kufirin pa armë të gjata, turp për qeverinë
23 janar 2024
| 16:57
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka njoftuar se të martën ka vizituar komunën e Kamenicës.
Haradinaj ka bërë me dije se policia e kësaj zone kufitare participon vet për servisimin e automjeteve.
Në këtë kontekst, ai ka thënë se është alarmuar pasi Policia e Kosovës e ruan kufirin, por nuk u lejohen armët të gjata.
“Sot isha me disa miq në Kamenicë dhe për çudi policia e kësaj zone kufitare participon vet për servisim të automjetit. Madje, policia kryen detyrat e saj me automjete të dhuruara nga Komuna e që as një parakusht nuk e plotësojnë. Ata e ruajnë kufirin e nuk ju lejohen armë të gjata. Kjo është e turpshme për këtë shtet e këtë qeveri!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.