Haradinaj: Politika është fajtore për ikjen e qytetarëve nga Kosova

19 mars 2019 | 16:05

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se politika është fajtore për ikjen e njerëzve nga vendi.

“Politika i ka fajet edhe unë i kam fajet që qytetarët po ikin nga vendi”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për medie pas mbledhjes së qeverisë.

Pavarësisht punësimeve të fundit, ai ka thënë se AAK-ja as një për qind nuk është e përfaqësuar në institucione.

Madje sipas tij, njerëzit më të diskriminuar kanë qenë të Aleancës.

“Jam kundër këtyre abuzimeve edhe prej familjarëve të mi, edhe prej Aleancës, por njerëzit më të diskriminuar kanë qenë njerëzit e AAK-së”, ka deklaruar Haradinaj, duke shtuar se nuk duhet të shesin mend ata që e kanë sjell gjendjen deri këtu.

“Veç nuk është mirë me na shitë moral këta të tjerët që e kanë pru gjendjen deri këtu”, ka theksuar kryeministri Haradinaj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të martën…